Pas zgjedhjeve, Lladrovci nga Londra me mesazh të koduar: Të fala edhe atyre që ma përmendin emrin…

Pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka udhëtuar drejt Londrës. Nga kryeqyteti britanik, Lladrovci ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, i cili është komentuar si një thumbim apo mesazh i koduar për zhvillimet e fundit politike. “Përshëndetje nga Londra e Bacës Isë, të fala të gjithëve, edhe atyre që ma…

Lajme

08/06/2026 21:59

Pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka udhëtuar drejt Londrës.

Nga kryeqyteti britanik, Lladrovci ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, i cili është komentuar si një thumbim apo mesazh i koduar për zhvillimet e fundit politike.

“Përshëndetje nga Londra e Bacës Isë, të fala të gjithëve, edhe atyre që ma përmendin emrin edhe atyre që nuk ma përmendin emrin por e nënkuptojnë kur flasin për mue!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi i tij vjen pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme nacionale dhe ka ngjallur reagime e komente të shumta në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që kanë tentuar të interpretojnë mesazhin e tij. /Lajmi.net/