Pas zërave rreth shtatzënisë, Beyonce dhe Jay Z bashkë me këtë fëmijë në prapaskenë

Çifti Beyonce dhe Jay-Z janë parë bashkë me DJ Khaled dhe djalin e tij, Asahd në prapaskenë.

ShowBiz

30/07/2018 23:37

Ata janë aktualisht në mes të turneut të tyre “Run II”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Të dielën, DJ Khalet, publikoi një video ku shihet me djalin e tij bashkë me Beyonce dhe Jay Z.

Reperi 48 vjeç dhe këngëtarja 36 vjeçare dukeshin si mbretër të veshur tërësisht në të bardha.

Prindërit e tre fëmijëve dukeshin tgë buzëqeshur teksa po qëndronin bashkë me djalin e Khaled. /Lajmi.net/