Pas vetëm një sezoni, ylli i Inter largohet nga Serie A

Diego Godin mbërriti në Inter verën e kaluar por sipas raportimeve në Itali dhe Spanjë, uruguajiani mund të jetë gati të largohej pas vetëm një sezoni.

Sport

16/03/2020 15:46

Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid u mundua të gjente veten nën Antonio Conte në ‘San Siro’ dhe pas vetëm 16 paraqitjeve në Serie A, Tuttosport shkruan se mbrojtësi mund të largohet nga Nerazzurri këtë verë.

Pasi ishte anëtar jetik në skuadrën e Diego Simeone në ‘Wanda Metropoletano’, duke fituar Kupën e Mbretit 2012/13, La Liga 2013/14 dhe kapi dy trofetë e Ligës së Evropës në vitet 2011/12 dhe 2017/18, transmeton lajmi.net.

AS pretendon se ai mund të përfundojë epokën e tij në Inter para kohe, pavarësisht se kishte nënshkruar një kontratë deri në qershor 2022.

34-vjeçari dyshohet se është i shqetësuar nga fakti se ai ka luajtur vetëm tetë herë në ligë këtë term dhe AS raporton se ai ishte i bindur që do të luante një rol të rëndësishëm në Itali.

Sipas raporteve, ai do të marrë parasysh opsionet e tij kur të hapet afati i transferimeve.

Serie A aktualisht është pezulluar, dhe lajmet e fundit janë se FIGC ka shtyrë mbledhjen e tyre për të diskutuar procedurat e sezonit aktual. /Lajmi.net/