Pas vendimit të Speciales, Krasniqi: Historia nuk guxon të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave- Dielli do të lind përsëri për çlirimtarët
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Gjykata Speciale refuzoi sot mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Krasniqi tha se edhe ky vendim përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë, objektivitetin dhe paanshmërinë.…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pasi Gjykata Speciale refuzoi sot mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Krasniqi tha se edhe ky vendim përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë, objektivitetin dhe paanshmërinë.
“Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë”,shtoi Krasniqi, transmeton lajmi.net.
Reagimi i plotë:
Sot, Gjykata Speciale në Hagë refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimit. Edhe ky vendim, për fat të keq, përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë: objektiviteti, paanshmëria dhe e vërteta.
Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë.
Historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri. Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Krenaria dhe dinjiteti i atyre që luftuan për këtë vend mbeten të pathyeshme – përjetësisht!
Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën.
#UÇK./Lajmi.net/