Pas vendimit të MCC-së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së amerikane për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit, ka shkaktuar reagime të shumta pozitive në vend.

Lajme

06/06/2020 23:14

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim të dytë që e ka postuar në Tëitter, ka përmendur edhe emisarin special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, shkruan lajmi.net.

Atë e ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar presidenti. /Lajmi.net/