Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur mbledhjen e kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje do të mbahet të hënën nga ora 10:00. Thirja e mbledhjes së kryesisë nga Haxhiu, ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm nuk e ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Përmes këtij vendimi, Kushtetuesja i ka dhënë kohë…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
Kjo mbledhje do të mbahet të hënën nga ora 10:00.
Thirja e mbledhjes së kryesisë nga Haxhiu, ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese me vendimin e djeshëm nuk e ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.
Përmes këtij vendimi, Kushtetuesja i ka dhënë kohë Kuvendit edhe 34 ditë për ta zgjedhur Presidentin e Kosovës duke hedhur poshtë dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.
Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedh Presidentin për 34 ditë, vendi do të shkoj në zgjedhje pas 45 ditëve. /Lajmi.net/