Pas vendimit të Gjykatës kërkohet qasje në dokumentet zyrtare për ‘Kosovën e Re’

Organizatat BGF, GAP, GLPS dhe INDEP kanë mbajtur konferencë për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin “Kosova e Re”.

Lajme

08/07/2019 12:38

Ata kanë thënë se kanë ridërguar në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kërkesën e tretë për qasjen në dokumentet për “Thirrjen finale për aplikim e cila është dërguar tek kompanitë e parakualifikuara” dhe “Ndryshimet në pakon tenderuese” dhe kjo ministri është e obliguar që në afat prej shtatë ditësh tu kthejnë përgjigje.

Agron Demi, nga instituti GAP, tha se edhe pas vendimit të Gjykatave institucionet nuk po iu lejojnë qasje në dokumentet publike.

“Tha se vendimet e gjykatave po vinë shumë vonë dhe se edhe pse po merren vendime nuk po dënohen institucionet që t’i zbatojnë ato. Është e rëndësishme që tu lejohet qasja në këto dokumente pasi kur janë publike ka hapësirë për manipulime”, tha Demi, raporton EO.

“…problemi është që këto vendime po vinë shumë vonë, edhe pse i kemi dy raste gjyqësore të fituara vetëm lejohet qasja në këto dokumente është e rëndësishme  që të na lejohet qasje.“Kjo ka qenë arsyeja që të na jepen të gjitha këto dokumente. Është e rëndësishme të bëhen publike pasi kur dokumentet nuk janë publike ka hapësirë për manipulime, kjo ka ndodh te KEDS”. “Po duam me bë një presion ekstra që ministria të respektoj vendimet e gjykatave, ministrit nuk përgjigjen në vendimet e gjykatave dhe kjo le me kuptuar se institucionet janë mbi gjykatat”, tha Demi.