Pas vëllezërve dhe bashkëshortja shkon për vizitë te ish-presidenti Thaçi në zyrat e EULEX

Ish-presidenti Hashim Thaçi kaloi natën në hapësirat e EULEX-it pas vizitës që Haga ia lejoi pas vdekjes së babait të tij. Aty sot i ka shkuar në vizitë edhe bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë. Ndërsa pak më herët u panë derisa hynin edhe vëllezërit e Thaçit. Thaçin sot do…

Lajme

22/03/2025 10:03

Ish-presidenti Hashim Thaçi kaloi natën në hapësirat e EULEX-it pas vizitës që Haga ia lejoi pas vdekjes së babait të tij.

Aty sot i ka shkuar në vizitë edhe bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë.

Ndërsa pak më herët u panë derisa hynin edhe vëllezërit e Thaçit.

Thaçin sot do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

Gjykata e Hagës tha se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

“Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle./Lajmi.net/