Pas vdekjes së tij, del në shitje rezidenca 25 milionëshe e Sean Connery
Ka dalë në shitje shtëpia e Sean Connery në Rivierën Franceze.

ShowBiz
Rezidenca luksoze e Sean Connery 25 milionë funteshe në Rivierën Franceze është përsëri në treg, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Ikona 90-vjeçare u konsiderua si “një nga të mëdhenjtë e vërtetë të kinemasë”, ylli i cili portretizoi James Bond vdiq të shtunën.
Aktori legjendar jetoi në shtëpi të përshtatshme për 007, duke përfshirë shtëpi në Angli, Spanjë, Francë dhe Bahame.
Rezidenca pranë bregdetit, e ndërtuar më 1920 e ndërtuar në një kodër të qytetit turistik francez ka pamje të mrekullueshme të detit Cap de Nice dhe Detit Mesdhe.
Kjo pronë e gjerë ka arkitekturë klasike franceze me sipërfaqe prej 24 hektarësh dhe dy shtëpi shtesë për mysafirë.
Shtëpia mahnitëse është referuar ende si “vendi i Sean” nga vendasitm ylli i filmit e bëri këtë pronë mahnitëse shtëpinë e tij për një kohë të gjatë gjatë viteve 1980 dhe 1990.
Kjo shtëpi ndër të tjera u përdor edhe për disa skena të filmit të Bond, kur filmonin në Nice dhe Monaco.
Vila me 5 dhoma gjumi, 10,700 metra katrorë ka dy pishina duke përfshirë një pishinë me ujë të kripur dhe pak më shumë se një hektar kopshte mesdhetare me tarraca.
Po ashtu, ajo ka tre dhoma të pritjes, pesë banjo dhe një palestër. Kopshtet janë të arreduara buzë shkëmbit me bollëk të bimëve, shkurreve dhe palemeve me ngjyra të ndezura.
Rezidenca gjashtë katëshe e frymëzuar nga Belle Epoch ka pishina të brendshme dhe të jashtme dhe një sallë pritjeje dhe hyrje madhështore me dysheme me pllaka mozaiku të çon në një dhomë kryesore.
Karriera e pabesueshme e aktrimit e Connery zgjati pesë dekada dhe ai fitoi një Oscar në vitin 1988. /Lajmi.net/