10 mijë vajza u vaksinuan kundër virusit HPV, Vitia njofton se së shpejti nis vaksinimi edhe për djemtë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se në Kosovë do të fillojë vaksinimi edhe për djemtë kundër virusit HPV. Vitia në një konferencë për media tha se pas vaksinimit me sukses të 10 mijë vajzave në vitin e kaluar këtë vit do të fillojë vaksinimi edhe për djemtë duke e cilësuar këtë si një arritje…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se në Kosovë do të fillojë vaksinimi edhe për djemtë kundër virusit HPV.
Vitia në një konferencë për media tha se pas vaksinimit me sukses të 10 mijë vajzave në vitin e kaluar këtë vit do të fillojë vaksinimi edhe për djemtë duke e cilësuar këtë si një arritje të madhe të sistemit shëndetësor, transmeton lajmi.net.
“Ju njoftoj se po fillojmë vaksinimin ndaj virusit HPV edhe për djem që është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e brezave të ardhshëm. Ky virus shkakton shumë telashe dhe lloje të kancereve që kanë qenë problematike për sistemin tonë shëndetësor. Me fillimin e vaksinimit kemi arritur që brezat e ardhshëm t’i sigurojmë në raport me këto sëmundje.
Në vitin e kaluar miratuam përfshirjen e tri vaksinave të reja në kalendarin e vaksinimit të fëmijëve dhe të rinjëve. Këto vaksina janë kundër HPV virusit që filloi vitin e kaluar te vajzat. Vaksina kundër rotavirusit, vaksina kundër pneumokokut për mbrojtjen e infeksioneve të rënda të mushkërive.
Sigurimi i këtyre vaksinave pa asnjë kosto shtesë për qytetarët është një arritje e madhe për sistemin shëndetësor të vendit tonë.
HPV është virus i rrezikshëm që shkakton kancere të ndryshme dhe vaksinimi i djemve është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e tyre”, tha Arben Vitia.
Human Papiloma Virus – HPV është virus që shkakton sëmundje të ndryshme sidomos kancerin e qafës së mitrës te femrat./Lajmi.net/