Pas tragjedisë në Shqipëri, Labinot Tahiri jep një lajm të mirë: Ledioni është shëruar

Labinot Tahiri ka treguar se 7-vjeçari nga Drenasi po kthehet në vendlindje.

Lajme

29/11/2019 21:14

Muaj më parë, Ledioni i vogël u dërgua jashtë vendit për shërim, e tani po kthehet shëndoshë e mirë, shkruan lajmi.net.

Labinot Tahiri, përmes një postimi, njoftoi publikun se vogëlushi është shëruar dhe po kthehet në Kosovë.

Ai shtoi se është duke vazhduar të grumbullojë paratë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, e që deri nesër pret të arrihet shifra prej 10 mijë euro e t’i dërgojnë tek ata.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“LEDIONI PO KTHEHET SHËNDOSH E MIRË!

Lajmi i mir, ka efektin e mirë edhe në rastin e lajmeve të renda që kemi këto ditë me Shqipërinë!

Zoti i madh po na i bën zgjidhjet me e kuptua populli se jemi dhe do jemi të gatshëm me iniciativat tona 24 orë qe dy dekada për shpirtin e fëmijëve tanë, për shërimin e tyre, edhe para edhe pas ngjarjes së Shqipërisë.

Pra nga gjendja siq ishte Ledioni muaj me parë, sot ai është shëndosh e mirë përmomentin dhe po kthehet në ATDHE.
Shikoni mrekullinë që keni bërë…!⭐️

ZOTI YNË TË QOFSHIM FALË.

Vazhdojmë tubimin e parave për Shqipërinë në vlerë 10.000 euro thuajse janë tubuar deri nesêr në mëngjes✊?.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë✊?⭐️?⭐️”. /Lajmi.net/