Pas takimit të tensionuar me Trumpin, Zelensky thotë se SHBA-në e sheh si partner të fortë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pyetur për marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një takimi shumë të tensionuar mes tij me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në fillim të kësaj jave. Gjatë takimit, liderët amerikanë akuzuan Zelenskyin se ishte “mosmirënjohës” për mbështetjen e SHBA-së gjatë gjithë luftës në…

Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pyetur për marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një takimi shumë të tensionuar mes tij me presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në fillim të kësaj jave.
Gjatë takimit, liderët amerikanë akuzuan Zelenskyin se ishte “mosmirënjohës” për mbështetjen e SHBA-së gjatë gjithë luftës në një shkëmbim shumë të nxehtë, duke bërë që presidenti ukrainas të ndërpresë vizitën e tij atje, shkruan SkyNews.
Pavarësisht kësaj, ai u thotë gazetarëve në aeroportin Stansted se marrëdhënia mes dy vendeve është “e fortë”.
Zelensky po ashtu tha se e sheh SHBA-në si partnerin e tij dhe kjo është “e rëndësishme” për vendin.
Ai shtoi se më shumë takime janë planifikuar në javët e ardhshme dhe ai shpreson se garancitë e sigurisë për Ukrainën do të bëhen “më të qarta”.
“Ne po punojmë me Shtetet e Bashkuara… ndihma po vjen dhe ndihma në formën e armëve dhe armëve që është miratuar më parë nga kongresi i Shteteve të Bashkuara,” thotë ai.