Pas takimit, presidentja Osmani mban konferencë për media

Në Presidencë tanimë janë mbledhur liderët e të gjitha partive politike në vend. Liderë e përfaqësues partiak u mblodhën për të diskutuar në lidhje me hapat që pritet të ndërmerren tutje pasi të dielën i mandatuari për kryeministër Albin Kurti dështoi që t’i marrë 61 vota për kabinetin që propozoi për Qeverinë Kurti III. Kësisoj…

Lajme

31/10/2025 12:26

Në Presidencë tanimë janë mbledhur liderët e të gjitha partive politike në vend.

Liderë e përfaqësues partiak u mblodhën për të diskutuar në lidhje me hapat që pritet të ndërmerren tutje pasi të dielën i mandatuari për kryeministër Albin Kurti dështoi që t’i marrë 61 vota për kabinetin që propozoi për Qeverinë Kurti III.

Kësisoj pas takimit të sotëm pritet që presidentja Vjosa Osmani të tregojë se cili ishte dakordimi i fundit.

Me gjasë partia e dytë e dalë nga zgjedhjet që është PDK-ja nuk do të tentoj të krijojë kabinet qeveritar dhe kësisoj vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve.

Pas takimit para objektit të Presidencës mediave pritet t’u drejtohet presidentja Vjosa Osmani./Lajmi.net/