Pas takimeve me Kurtin e Osmanin, Lajçak darkon me Besnik Bislimin

Pas takimeve që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pati dje me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, ai është takuar edhe me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Lajme

26/11/2021 08:51

Ai ka darkuar me të në njërin prej restauranteve të Prishtinës, ku edhe ka diskutuar me të për hapat e mëtutjeshëm në procesin e dialogut, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me takimin që ka pasur me Bislimin, Lajçak ka shkruar në Twitter.

“Me zv/kryeministrin e parë të Kosovës diskutuam një numër të çështjeve të rëndësishme që duhet të adresohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe si të bëhet progres në to”, ka shkruar Lajçak. /Lajmi.net/