Pas sulmit terrorist në koncertin e saj, ky është vendimi i këngëtares Ariana Grande

Këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande, e ka pezulluar turneun muzikor “Dangerous Woman”, pas sulmeve terroriste në koncertin e saj në Mançester.

ShowBiz

23/05/2017 19:37

CNN bën të ditur se vendimi ka ardhur një ditë pas shpërthimit në koncertin e saj në Manchester Arena, i cili ndodhi kur e kishte kënduar këngën e fundit.

Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 22 njerëzve, ndërsa 59 të tjerë u plagosën.

Në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i.

Vet Ariana nuk ka pësuar lëndime fizike, ndërsa në një postim në Twitter kishte shkruar se ishte e thyer pas asaj që ka ndodhur.

Koncerti në Mançester ishte i pari nga tre koncertet e planifikuara në Britani të Madhe. Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Zvicra janë vendet tjera ku Grande duhej të performonte.