Pas sulmit terrorist në Ankara, Kurti: Të qëndrojmë bashkë për të luftuar terrorizmin
Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua terrorist nga institucionet atje. Pesë persona u vranë, dhe mbi 20 mbetën të plagosur, derisa edhe dy prej sulmuesve u “neutralizuan”. Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në “X”, i cili e ka dënuar “fuqishëm sulmin…
Lajme
Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua terrorist nga institucionet atje.
Pesë persona u vranë, dhe mbi 20 mbetën të plagosur, derisa edhe dy prej sulmuesve u “neutralizuan”.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në “X”, i cili e ka dënuar “fuqishëm sulmin terrorist ndaj selisë së Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSASh) dje në Ankara”.
“Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia popullit të Turqisë dhe familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë”.
“Le të qëndrojmë dhe të punojmë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të paqes, sigurisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
We strongly condemn the terrorist attack on the Turkish Aerospace Industries (TUSAŞ) headquarters yesterday in Ankara. On behalf of the people and Government of the Republic of Kosova, I express my condolences to the people of Türkiye and the families of the victims, and wish a…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 24, 2024