Pas sulmit në Vjenë reagon BIK-u: Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë.

Lajme

03/11/2020 13:56

Nga BIK-u kanë deklaruar se kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin.

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” -Kurani.Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në komunikatën e BIK-ut, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu u tha se nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit.

“Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.”Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s”, shtohet tutje në njoftim./Lajmi.net/