Pas stories në lajmi.net: Nënkryetari i Mitrovicës viziton lypësarin që u rrah pa i bërë keq kujt
Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar sot Aliun, djaloshin që në mungesë të kushteve kërkon lëmoshë në këtë komunë, e i cili u sulmua nga disa persona para disa ditësh. Tahiri këtë vizitë e ka realizuar pasi që lajmi.net ka realizuar një storie me Aliun, në të cilën ai ka rrëfyer për ngjarjen që…

Lajme
Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar sot Aliun, djaloshin që në mungesë të kushteve kërkon lëmoshë në këtë komunë, e i cili u sulmua nga disa persona para disa ditësh.
Tahiri këtë vizitë e ka realizuar pasi që lajmi.net ka realizuar një storie me Aliun, në të cilën ai ka rrëfyer për ngjarjen që i ka ndodhur.
Kjo video ka bërë bujë të madhe dhe është shpërndarë me të madhe në media e rrjete sociale.
Tahiri u zotua se do të bëjë gjithçka çka është e mundur që komuna t’i qëndrojë pranë në shërim.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sot vizitova Aliun, djaloshin që e do i gjithë qyteti i Mitrovicës. Jam prekur thellë me atë që i ka ndodhur, andaj shkova për ta takuar dhe për t’ia bërë të ditur që të gjithë jemi me të.
Iu zotova se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për t’i qëndruar pranë deri në shërim, edhe si Komunë edhe personalisht.
Është për t’u admiruar sa shumë mitrovicas dhe qytetarë nga e gjithë Kosova po i dalin krah djaloshit tonë, duke e ndihmuar dhe duke i dhënë forcë për ta përballuar këtë ngjarje. /Lajmi.net/