Pas shumë kohësh, Osmani dhe Kurti shihen në të njëjtin vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti pas shumë kohësh sot janë parë në të njëjtin vend. Osmani dhe Kurti ishin të pranishëm në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Prania e dyshes në të njëjtin vend vie pas shumë kohësh. Osmani dhe Kurti janë përfolur…

Lajme

06/09/2024 11:49

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti pas shumë kohësh sot janë parë në të njëjtin vend.

Osmani dhe Kurti ishin të pranishëm në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Prania e dyshes në të njëjtin vend vie pas shumë kohësh.

Osmani dhe Kurti janë përfolur për prishje të marrëdhënieve, e kjo e kishte bërë edhe më të dukshme mos-prania e Kurtit në takimin e thirrur të presidentes së vendit, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Madje Kurti kishte vendosur që propozimin për datë t’ia dorëzojë presidentes përmes një letre.

Kurti dhe Osmani më herët takoheshin më shpesh edhe në kuadër të zyrave që kanë në institucionet përkatëse, por kjo gjë s’po ndodhë së fundi./Lajmi.net/