Pas shumë kërkesave të fansave, Rina vendos se cila do të jetë kënga e saj e re
Rina Balaj ka dhënë detajet e këngës së re.

ShowBiz
Rina Balaj së fundi tha se karanina e shtyri të publikojë një këngë të re, por ishte në dilemë se cilën, shkruan lajmi.net.
Ndër këngët që i kishte përfunduar, ishte ‘Zjarr’ ajo që u votua më shumë nga fansat, andaj këtë projekt shumë shpejt e sjell për fansat e saj.
“Masi qe e keni lyp krejt… “Zjarr” ka me dal shume shpejt”, ka shkruar Rina teksa ndau një video të shkurtër të këngës.
Ndryshe, Rina Balaj është emër goxha i komentuar si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.
Ajo tash e një kohë është në lidhje me reperin Sin Boy. /Lajmi.net/