Pas Rozeta Hajdarit intervistohet edhe Irfan Lipovica për Rezervat Shtetërore

Ish Sekretari në MINT, Irfan Lipovica është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore. Lipovica ka nisur intervistimin menjëherë më të dalë Rozeta Hajdari, deputete e Vetëvendosjes që shërbeu si Ministre e Industrisë dhe Tregtisë. Lipovica është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në keqpërdorimin e…

Lajme

31/07/2025 13:54

Ish Sekretari në MINT, Irfan Lipovica është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore.

Lipovica ka nisur intervistimin menjëherë më të dalë Rozeta Hajdari, deputete e Vetëvendosjes që shërbeu si Ministre e Industrisë dhe Tregtisë.

Lipovica është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në keqpërdorimin e detyrës zyrtare, bashkë me furrëtarin Ridvan Muharremi dhe deputeten ish-ministre, Rozeta Hajdari.