Pas rikonfirmimit të Memli Krasniqit në krye të PDK-së, reagojnë prindërit e tij
Memli Krasniqi është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Pas zgjedhjes së tij në krye të PDK-së ka reaguar babai i tij, Milazimi, tha se bashkë me bashkëshorten janë prindër të lumtur dhe krenar me djalin e tyre, Memlin. “Edibja dhe unë jemi prindër të lumtur dhe krenar me…

Lajme
Memli Krasniqi është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas zgjedhjes së tij në krye të PDK-së ka reaguar babai i tij, Milazimi, tha se bashkë me bashkëshorten janë prindër të lumtur dhe krenar me djalin e tyre, Memlin.
“Edibja dhe unë jemi prindër të lumtur dhe krenar me Memlin, djalin tonë të mbarë. Paç shëndet e suksese sot e mot”, shkroi Milazim Krasniqi.
Pas zgjedhjes së tij në krye të PDK-së, Memli Krasniqi tha se do të bëjë krejt çka di e mundet për ta kthyer partinë aty ku sipas tij e ka vendin.