Pas reshjeve të dendura të shiut, turbullohet uji në Hoçë të Madhe – KRU “Gjakova” iu bën thirrje qytetarëve të mos ta përdorin për pije
KRU “Gjakova”, ka njoftuar se pas reshjeve të dendura të shiut, në zonën e furnizimit me ujë në Hoçë të Madhe është paraqitur turbullirë e ujit. Sipas tyre, cilësia e ujit tani është jashtë standardeve për konsum, shkruan lajmi.net. “Lusim konsumatorët e kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin…
Lajme
KRU “Gjakova”, ka njoftuar se pas reshjeve të dendura të shiut, në zonën e furnizimit me ujë në Hoçë të Madhe është paraqitur turbullirë e ujit.
Sipas tyre, cilësia e ujit tani është jashtë standardeve për konsum, shkruan lajmi.net.
“Lusim konsumatorët e kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke ju lutur që këtë njoftim ta publikoni për informimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/