Pas regjistrimit të 18 rasteve me COVID-19, Labi i gatshëm ta ndihmojë Ferizajn

Labinot Tahiri është shprehur i gatshëm të ndihmojë me maska Ferizajn.

ShowBiz

11/04/2020 11:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbrëmë njoftoi edhe për 23 raste të reja me COVID-19, shkruan lajmi.net.

18 prej tyre ishin nga komuna e Ferizajt, ndërsa këngëtari Labinot Tahiri u shpreh i gatshëm t’i dalë në ndihmë spitalit të Ferizajt me maska.

Ai ka publikuar disa video në Instagram, ku tha se nëse i duhen spitalit të Ferizajt maska ka akoma.

Labi shtoi se nuk po i dhuron vet ngase kur u ofrua vullnetarisht herën e parë nuk ia pranuan duke e përzier politikën me humanizmin, por nëse iu nevojiten ai mund t’iu dërgojë maska në spital.

“Qudi nga 1 rast në 18 kjo ndodh vetem në Ferizaj! Ferizaj ka kërkuar paisje për mbrojtje nga MSH, por tash nuk e di a ju kanë mbetur se tani janë shpërndarë në të gjithë Kosovën! Zoti qoftë me ju! Vazhdojmë aksionin e madh ku nga e hëna shpërndaj 10.000 kg miell për 400 familje!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/