Pas reagimit publik, von der Leyen fshin videon me Kosovën pjesë të Serbisë

Që nga dita e djeshme, kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një video përmes së cilës i uroi mirëseardhje Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, profili i saj në X u pushtua nga kritikat e shqiptarëve, por edhe të miqve të Kosovës. Kjo për faktin se numri një i KE-së, në…

Lajme

02/01/2025 16:02

Që nga dita e djeshme, kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një video përmes së cilës i uroi mirëseardhje Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, profili i saj në X u pushtua nga kritikat e shqiptarëve, por edhe të miqve të Kosovës.

Kjo për faktin se numri një i KE-së, në video e kishte paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.

Ndër ata që reaguan ishte edhe politikania gjermane, Doris Pack, sikurse edhe qytetarë e aktivistë të shumtë.

“Ku është shteti i Kosovës”, e kishte pyetur Pack, bashkëvendësen e saj von der Leyen.

E si duket, ky reagim edhe pati sukses, pasi tashmë ajo video në profilin e saj nuk ekziston.