Pas paralajmërimit të Komandantit të FSK-së, Azemi: Gjendja e ushtarëve sot është pasqyra më e mirë e këtij pushteti

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë së fundmi se gjendja e ushtarëve të Kosovës në këtë kohë është pasqyra më e mirë e këtij pushteti. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, sot i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit…

Lajme

11/10/2024 18:22

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë së fundmi se gjendja e ushtarëve të Kosovës në këtë kohë është pasqyra më e mirë e këtij pushteti.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, sot i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve.

Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

Reagimi i Azemit vjen pas kësaj kërkese.

Sipas tij, kur çështja e ushqimit u problematizua me të drejtë, pushteti që s’arriti as furnizim të duhur me bukë për ushtarët, u nxitua ta quante propagandë.

“Kur çështja e ushqimit u problematizua me të drejtë, pushteti që s’arriti as furnizim të duhur me bukë për ushtarët, u nxitua ta quante propagandë. Kurse këto shqetësime tashmë po i konfirmon njeriu që është në krye të FSK-së, pjesëtari i familjes Jashari, të cilin urojmë që mos ta akuzojnë militantët e LVV-së se po i shërben ndonjë klani të dyshimtë“, tha ai.

Azemi nuk la pa e përmendur edhe siç ai tha “pasulin” për FSK-në të blerë me kontrata sekrete“.

Gjendja e ushtarëve sot është pasqyra më e mirë e këtij pushteti. Ata që mbi supe marrin përsipër rreziqet më të mëdha, janë sjellë në pikën që t’i rrezikojë edhe helmimi nga ushqimi. Një trajtim i tillë vjen nga një qeverisje që edhe “pasulin” për FSK-në e ka blerë me kontrata sekrete. Nga Qeveria Kurti, që ka thyer çdo rekord me tenderët njëburimorë e kontratat e negociuara./Lajmi.net