Pas pak pritet të nis seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale “Spiunazh”. Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që u vihen në barrë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur…

Lajme

27/10/2026 13:32

Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për veprën penale “Spiunazh”.

Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që u vihen në barrë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe përcjellë informacione të ndjeshme në favor të shtetit serb.

Bedri Shabani akuzohet se i ka përcjellë informacione BIA-s për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), eprorët e saj, Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.

Ndërkaq, Muharrem Qerimi akuzohet se ka mbledhur dhe përcjellë informacione për luftën e UÇK-së, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së dhe dëshmitarë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Të dy janë arrestuar më 5 qershor 2024.

Të pandehurit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Lajmi.net/