Pas pak betohet kryetari ri i Mitrovicës së Veriut
Pas dy vite e gjysmë qeverisje në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga Erden Atiq, sot prej orës 11:00 do të bëhet betimi i kryetarit nga Lista Serbe, Milan Radojeviq. Ndërsa, në hapësirat afër komunës së Mitrovicës së Veriut janë të vendosur Policia e Kosovës, si dhe monitorues nga KFOR-i. Këta të fundit janë vendosur…
Lajme
Pas dy vite e gjysmë qeverisje në Komunën e Mitrovicës së Veriut nga Erden Atiq, sot prej orës 11:00 do të bëhet betimi i kryetarit nga Lista Serbe, Milan Radojeviq.
Ndërsa, në hapësirat afër komunës së Mitrovicës së Veriut janë të vendosur Policia e Kosovës, si dhe monitorues nga KFOR-i. Këta të fundit janë vendosur edhe brenda komunës.
Kurse, brenda sallës së Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, shihet edhe fotografia e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Flamuri i Kosovës.