​Pas Osmanit, Kasanof i shkon në zyre Kurtit

Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti. Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje gjatë hyrjes së tij në ekzekutiv. Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë edhe liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kjo është vizita e tij e parë…

Lajme

10/10/2024 17:44

Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje gjatë hyrjes së tij në ekzekutiv.

Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë edhe liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e zëvendës ndihmës sekretarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, pozitë në të cilën është emëruar muaj më parë.

Gjatë ditës, Kasanof është pritur në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.