Pas Obiliqit e Gjilanit, edhe Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Pas Komunës së Obiliqit dhe asaj të Gjilanit, edhe Komuna e Rahovecit ka marrë vendim sot për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve. Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka njoftuar se ata që nuk e respektojnë këtë vendim do të gjobiten me 100 euro, shkruan lajmi.net. “Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit,…

Lajme

18/12/2024 12:53

Pas Komunës së Obiliqit dhe asaj të Gjilanit, edhe Komuna e Rahovecit ka marrë vendim sot për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka njoftuar se ata që nuk e respektojnë këtë vendim do të gjobiten me 100 euro, shkruan lajmi.net.

“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike. Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Vendimi i plotë: