Pas një ore ka përfunduar takimi mes Kurtit e Krasniqit

Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, nisi para rreth një ore, ashtu siç ishte paraparë, ku tashmë pas një ore veçse ka përfunduar. Kurti dhe Krasniqi u takuan të pashoqëruar nga dikush tjetër. Mirëpo ende nuk dihet cili do të jetë rezultati i këtij takimi. I ftuar për…

Lajme

01/05/2025 09:38

Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, nisi para rreth një ore, ashtu siç ishte paraparë, ku tashmë pas një ore veçse ka përfunduar.

Kurti dhe Krasniqi u takuan të pashoqëruar nga dikush tjetër.

Mirëpo ende nuk dihet cili do të jetë rezultati i këtij takimi.

I ftuar për këtë takim ka qenë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por i njëjti e ka refuzuar ftesën e Kurtit.

Mbetet të shihet sot nëse do të arrihet të bëhet konstituimi i kuvendit. /Lajmi.net/