Pas një mosmarrëveshje për tokë me vëllezërit e tij, dëmtoi dyert e hyrjes e shtiu me armë zjarri – I dyshuari në Mitrovicë dërgohet në mbajtje

Një person në Mitrovicë, saktësisht në rrugën “Ilaz Dibrani”, ka pasur një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij. Pas kësaj, ai ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur, shkruan lajmi.net. Policia ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në…

Lajme

23/07/2025 08:55

Një person në Mitrovicë, saktësisht në rrugën “Ilaz Dibrani”, ka pasur një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij.

Pas kësaj, ai ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur, shkruan lajmi.net.

Policia ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ilaz Dibrani, Mitrovicë Jugu  22.07.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij, ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/