Pas një mosmarrëveshje në trafik, sulmoi fizikisht një person në Lipjan- Dërgohet në mbajtje i dyshuari
Kolonat e shumta që po shkaktohen në rrugët e Kosovës, dalin të jenë një problem serioz i qytetarëve. Pas mosmarrëveshjeve që po shkaktohen aty, disa raste po përfundojnë edhe me dhunë fizike, shkruan lajmi.net. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Lipjan ku një person është arrestuar pasi ka sulmuar një person tjetër pas…

Lajme
Kolonat e shumta që po shkaktohen në rrugët e Kosovës, dalin të jenë një problem serioz i qytetarëve.
Pas mosmarrëveshjeve që po shkaktohen aty, disa raste po përfundojnë edhe me dhunë fizike, shkruan lajmi.net.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Lipjan ku një person është arrestuar pasi ka sulmuar një person tjetër pas një mosmarrëveshje në trafik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.
“Rr. Skënderbeu, Lipjan 05.03.2025-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/