Pas një mosmarrëveshje goditi një person me motoçikletë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një incident i rëndë është shënuar mesditën e së shtunës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një qytetarë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se qëllimisht ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:35, kur i dyshuari, duke drejtuar…

Lajme
Një incident i rëndë është shënuar mesditën e së shtunës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një qytetarë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se qëllimisht ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:35, kur i dyshuari, duke drejtuar një motoçikletë, e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.