Pas nderimit me medaljen e Gjergj Kastriotit, Mozzik ka disa fjalë për Labinot Tahirin

Labinot Tahiri ështrë nderuar me medaljen e heroit Gjergj Kastrioti.

ShowBiz

14/06/2019 15:55

Labinot Tahiri sot u nderua me medaljen e heroit Gjergj Kastrioti nga kryeministri Ramush Haradinaj për veprimtarinë e tij, shkruan lajmi.net.

E fjalët e mira për humanizmin e deputetit/këngëtarit nuk kanë të ndalur. Përveç kryeministrit, edhe reperi mozzik ka publikuar një fotografi me Labinotin ku shprehu admirimin e tij : “Lab..man fund kan fillu shumë njerëz qe dikur nuk besonin në shpirtin tënd me kuptu nga ana njerëzore që ti
Bash përnime iu ke qasur rrugëve për popullin.
Boll qe iu ka knaq me zërin e vet e vazhdon ende me muzikë ..por më e mira është që disa kohë ka filluar t’ia kthej buzëqeshjen shumë familjeve me ndihmën e Zotit dhe dashamirëve të tij.
Që të dy një qëllim të përbashkët : ” Ti ngrisim vlerat e kombit tonë ”
Bëje një të mirë sot..ndoshta nesër dikush motivohet” /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BysLKY_Cuum/