Pas mosmarrëveshjes, tenton t’i sulmojë me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur në Lipjan
Në Lipjan është arrestuar një person i dyshuar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka tentuar t’i sulmojë me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur. Rasti ka ndodhur më 26 tetor, në orën 17:39. Sipas raportit të Policisë, “i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka tentuar që ta sulmojë me thikë viktimën mashkull…
Lajme
Në Lipjan është arrestuar një person i dyshuar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka tentuar t’i sulmojë me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur.
Rasti ka ndodhur më 26 tetor, në orën 17:39.
Sipas raportit të Policisë, “i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka tentuar që ta sulmojë me thikë viktimën mashkull kosovar dhe djalin e mitur të viktimës”.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një thikë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Lajmi.net/