“Pas meje mbeti një pjesë e historisë së Kosovës” – Gruda rrëfen takimin me Thaçin në Hagë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vizituar në Hagë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor. Në një postim pas vizitës, Gruda tha se Thaçi ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh, duke e përshkruar gjendjen e tij si të fortë dhe të qëndrueshme.…

Lajme

19/08/2026 17:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vizituar në Hagë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor.

Në një postim pas vizitës, Gruda tha se Thaçi ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh, duke e përshkruar gjendjen e tij si të fortë dhe të qëndrueshme.

“Sapo përfundova vizitën te Presidenti Hashim Thaçi në Hagë. Ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Gruda.

Ai tha se vizita e la me një ndjenjë të veçantë, duke e lidhur figurën e Thaçit me historinë e re të Kosovës.

“Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë”, u shpreh Gruda.

Duke iu referuar datës së 16 shtatorit, Gruda tha se ajo do të jetë, sipas tij, “dita e lirisë” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. /Lajmi.net/