Pas lajmit për largimin e Cozman, reagon menaxheri i BabaStars
Pak më parë, reperi Cozman befasoi të gjithë me publikimin e disa videove në rrjete sociale.

ShowBiz
Cozman ka publikuar disa video në lnstaStory kur thotë se nuk punon me njerëz falso dhe se në një farë mënyre jep njoftimin për largimin e tij nga labeli ‘BabaStars’, shkruan lajmi.net.
E për këtë ka reaguar menaxheri i këtij grupi, Dekorim Sahiti me anë të një postimi të ndarë në rrjetin social, Facebook.
“BabaStars ka qenë dhe do të mbetet. BabaStars është çdo person qe e ndjen veten babastars, në këtë rast babastars jeni edhe ju. Sa i përket muzikës në të janë ata që punojnë dhe veprojnë, sa i përket mu si menagjer… e menagjoj GhettoGeasyn, Majkin dhe Onatin. Së shpejti projekte të reja dhe për një kohë edhe artista të rinj. Besoj që jam i qart flm shumë…”, ka shkruar ai.
Postimi i Dekorit lë të kuptohet që Cozman tanimë nuk është nën menaxhimin e tij. /Lajmi.net/