Pas lajmeve për ndarje, Blero sjell këngë për tradhtinë
Artisti i njohur shqiptar, Blero, së fundmi ka lansuar projektin më të ri muzikor. Kënga është në bashkëpunim me këngëtaren Arbanna dhe titullohet ‘Amore’, shkruan lajmi.net. Kjo këngë është baladë dhe teksti i saj flet për lidhjet që nuk ekzistojnë më dhe për tradhtitë, e ky projekt muzikor vjen në një kohë kur Blero thuhet…

ShowBiz
Artisti i njohur shqiptar, Blero, së fundmi ka lansuar projektin më të ri muzikor.
Kënga është në bashkëpunim me këngëtaren Arbanna dhe titullohet ‘Amore’, shkruan lajmi.net.
Kjo këngë është baladë dhe teksti i saj flet për lidhjet që nuk ekzistojnë më dhe për tradhtitë, e ky projekt muzikor vjen në një kohë kur Blero thuhet se i ka dhënë fund martesës me modelen Afrona Dikën.
“Iku dhe nuk u kthye më, e mori era e tradhtisë, ajo më nuk kthehet, i dha vulën vetmisë. Iku dhe më mori, gjysmën time më të mirë. Ajo më nuk kthehet, është simbol i tradhtisë. Sa shumë e kam dasht, si askënd në botë, ajo është arsyeja që nuk ndalen këto lot”, është kjo pjesë e tekstit që mori vëmendjen e publikut.
Se a është kjo këngë dedikim apo jo mbetet të shihet ditëve në vijmë. /Lajmi.net/
