Pas kohës që kaluan së bashku, Dua Lipa: Shihemi së shpejti në Prishtinë motër
Dua Lipa së fundmi ka kaluar disa momente të lumtura me motrën e saj, Rinën në Nju Jork.

ShowBiz
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram kur tregon se sa shumë ka dashuri për motrën, shkruan lajmi net.
“Do të më mungojë motra ime, Rina Lipa, ne kaluam një pushim të mrekullueshëm së bashku! Shihemi në Prishtinë shumë shpejt”, shkruan ajo.
Gjatë gjithë kësaj kohe Dua kishte sjell foto dhe video të ndryshme nga Nju Jorku, e që padyshim se u argëtuan mjaft shumë.
Vlen të ceket se, Dua do jetë e pranishme në Prishtinë në “Sunny Hill Festival”, me 10,11 dhe 12 gusht. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bl2s5Sflqdl/?hl=en?&taken-by=dualipa