Pas intervistimit, Noizy ndalohet për 48 orë nga Prokuroria e Pejës
Rigels Rajku, reperi i njohur shqiptar Noizy është paraqitur sot në stacionin policor në Pejë. I njëjti është dorëzuar pas akuzave që i janë bërë në lidhje me një sulm fizik të ndodhur në qytetin e Pejës, muaj më parë. Noizy është intervistuar nga Policia e Kosovës ndërsa më pas me urdhër të Prokurorit të…
ShowBiz
Rigels Rajku, reperi i njohur shqiptar Noizy është paraqitur sot në stacionin policor në Pejë.
I njëjti është dorëzuar pas akuzave që i janë bërë në lidhje me një sulm fizik të ndodhur në qytetin e Pejës, muaj më parë.
Noizy është intervistuar nga Policia e Kosovës ndërsa më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi bëri të ditur se pas intervistimi i dyshuari do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“I njëjti intervistohet nga zyrtarët policorë dhe më pas do të ndalohet për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, theksoi Nikçi.
Duhet përkujtuar që Gjykata e Durrësit pati liruar Noizyn nga paraburgimi pas dorëzanisë që dha në vlerë 50 mijë euro.
Noizy vazhdimisht ka kundërshtuar akuzën që i është bërë për sulm fizik, derisa theksoi se kjo gjë i ishte “montuar”.
Kurse ditë më parë tek organet e rendit në Kosovë u dorëzua edhe reperi tjetër, Stresi.
Stresi po ashtu u përmend si i përfshirë në rastin e lartcekur të sulmit fizik./Lajmi.net/