Pas Indisë edhe Spanja pengon sportistët kosovarë në sportin e Kajakimit
Ende pa u zgjidhur rasti i Indisë me boksieren Donjeta Sadiku, është Spanja, një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë që diskriminon sportistët tanë. Federata për Kajakim e Kosovës bënë me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore…
Sport
Ende pa u zgjidhur rasti i Indisë me boksieren Donjeta Sadiku, është Spanja, një tjetër vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë që diskriminon sportistët tanë.
Federata për Kajakim e Kosovës bënë me dije se Federata për Kajakim e Spanjës nuk do ta lejojë kajakuesen tonë, Blandine Xhemajli, të përfaqësohet me simbolet shtetërore të Kosovës, në garën ndërkombëtare të kajakimit, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Spanjë.
Një gjest i tillë, kryekëput politik, është diskriminues dhe asesi i pranueshëm për ne, për çka do të marrim masat e nevojshme në institucionet përkatëse ndërkombëtare.