Pas Haradinajt, edhe gjykatësi Nehat Idrizi vetshpallet kandidat për president të Kosovës
Nehat Idrizi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për President të Kosovës.

Lajme
Idrizi ka qenë gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan lajmi.net
Lajmi.net ka mësuar se i njëjti ka dërguar njoftimin për shpalljen e kandidaturës si president apolitik dhe konsensual tek të gjitha partitë në Kosovë.
Ai mendohet të ketë thënë se Kosovës i duhet një president i tillë dhe se kjo e ka shtyrë të vetshpallet kandidat për president.
Deri më tani, përveq Idrizit kandidaturën për president të Kosovës e ka shpallur edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. /Lajmi.net/