Pas gjithë dramave, a do të rikthehej me Gjestin? Rrëfehet Xheneta

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka deklaruar se nuk do të rikthehej me Gjestin, pavarësisht se ai është shprehur se ende ka ndjenja për të. Në emisionin “E Diell”, ajo tha se nuk e di cilin version të Gjestit të besojë dhe theksoi se nuk do t’i besonte as nëse ai do…

ShowBiz

03/03/2025 10:30

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka deklaruar se nuk do të rikthehej me Gjestin, pavarësisht se ai është shprehur se ende ka ndjenja për të.

Në emisionin “E Diell”, ajo tha se nuk e di cilin version të Gjestit të besojë dhe theksoi se nuk do t’i besonte as nëse ai do të ndryshonte pas përfundimit të spektaklit.

“Vazhdoj të them njësoj, nuk di cilin Gjest me e besu atë që thotë femra më e ulët, a atë që thotë nuk dua të ulë as të shkelë edhe kam ndjenja akoma për të”, u shpreh ajo.

Aktualisht, Gjesti është në një romancë të re me Egli Takon.