Pas gjashtë ore punë, Dogana rikthen sistemin në funksion

Sistemi për zhdoganim të mallrave ‘ASUCUDA’ pas një pune prej gjashtë ore të IT-së së Doganës së Kosovës, tashmë është rikthyer

Lajme

03/03/2018 22:30

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci. Ai ka thënë se sistemi tani është në funksion dhe po kryen punën.

 “Pas prishjeve që kanë ndodhur sot rreth 13:00 ne serverët e qeverisë, dogana është afektuar me rënien e sistemit. Pas një pune rreth gjashte orëshe te IT se doganës sistemi është kthyer ne funksion” ka thënë Stavileci.

Gjatë kësaj dite, kur sistemi ka rënë mallrat nuk janë zhdoganuar. Mirëpo, tash e tutje mallrat mund të zhdoganohen.