Pas Gërvallës dhe Nokës, edhe Dimal Basha me gafë për 28 Nëntorin: Thotë se Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sot i është bashkuar ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, dhe politikanit shqiptar, Flamur Noka, në gafat që kanë bërë me rastin e festës së 28 Nëntorit. Gërvalla ka thënë se 28 Nëntori është data e shpalljes së pavarësisë së qytetit të Shqipërisë, derisa Flamur Noka ka…

Lajme

28/11/2025 20:26

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sot i është bashkuar ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, dhe politikanit shqiptar, Flamur Noka, në gafat që kanë bërë me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Gërvalla ka thënë se 28 Nëntori është data e shpalljes së pavarësisë së qytetit të Shqipërisë, derisa Flamur Noka ka thënë se ka qenë Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ka ngritur flamurin në Vlorë.

Derisa Dimal Basha ka thënë se sot festohet dita kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka ngritur flamurin në Lezhë.

VIDEO