Pas festivalit në Alabama, Bebe Rexha flet me krenari për profesionin e saj

‘Është diçka më shumë sesa thjeshtë muzikë’, thotë këngëtarja shqiptare.

ShowBiz

20/05/2019 17:53

Bebe Rexha është një prej artisteve më aktive në arenën ndërkombëtare sa i përket punës së saj në muzikë, shkruan lajmi.net.

Së fundi këngëtarja me origjinë shqiptare ishte pjesë e ‘Hangout Music Festival’.

Përmes disa postimeve të ndara në llogarinë e saj në Instagram, 29 vjeçarja tregon se festivali ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ndonjëherë është më shumë sesa thjesht muzikë. Ka të bëjë me diçka, duke qëndruar për diçka dhe duke përdorur platformën tuaj. Dje ishte një ditë e mirë, faleminderit “Hang Out Fest” shkroi këngëtarja në fotografinë e publikuar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bxr_lKHFMXl/