Pas fejesës, këngëtari i njohur i bën dedikimin më të bukur modeles
Këto ditë ka qarkulluar në medie lajmi për fejesën e këngëtarit Justin Bieber.
ShowBiz
Justin muaj më parë është rilidhur me modelen e njohur Hailey Baldwin, por kësaj radhe gjërat janë serioze, shkruan lajmi.net.
Çifti janë fejuar, sipas medieve të huaja këngëtari i bëri propozimin më të bukur modeles në Bahamas.
E së fundi, ishte vet Justin Bieber ai i cili përmes një statusi në rrjete sociale ka konfirmuar fejesën me Hailey Baldwin.
“Do të prisja pak për të thënë diçka, por fjala udhëton shpejt, dëgjoni thjesht dhe qartë, Hailey Unë jam kaq i dashuruar me gjithçka në lidhje me ty! Premtoj ta udhëheq familjen tonë me nder dhe integritet.Zemra ime është tërësisht dhe plotësisht e jotja dhe gjithmonë do të të vendos ty të parën. Ti je dashuria e jetës time Hailey Baldwin dhe nuk do të doja ta shpenzoja me asnjë njeri tjetër!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/