Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona shton presionin për blerjen e Torres

Afati kalimtar dimëror është duke u afruar dhe Barcelona ka shtuar presionin në kontaktet me Manchester Cityn për blerjen e sulmuesit Ferran Torres.

Sport

09/12/2021 12:14

Drejtori Mateu Alemany ka qenë në Mançester kohëve të fundit për t’u takuar me Cityn dhe të arritur ndonjë marrëveshje për spanjollin, transmeton lajmi.net.

Barcelona duhet të paguajë kartonin brenda disa viteve, gjë që me shumë gjasa do ta pranojë City që t’ia bëjë me të lehta gjërat katalunasve.

Trajneri Xavi Hernandez insiston për nënshkrimin me yllin e Valencias sepse beson se kjo do t’iu ndihmojë të gjejë zgjidhjet në sulm.

Gjithashtu Torres është i hapur për kalimin në “Camp Nou”, por marrëveshja mes dy klubeve nga ana financiare vazhdon të mbetet problemi kryesor./Lajmi.net/