Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner ndahet nga i dashuri

ShowBiz

23/06/2022 12:30

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë pas dy vitesh lidhjeje.

Dyshja e famshme, të cilët u lidhën në vitin 2020, thuhet se janë ndarë prej afro dy javësh. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat e huaja burime pranë modeles së njohur.

“Kendall ndihet sikur janë në rrugë të ndryshme”, tha një burim, ndërsa një tjetër tha se të dy “kanë pasur diskutime për të ardhmen e tyre, por nuk janë në të njëjtën faqe”.

Burimi theksoi se problemet nisën pasi u kthyen nga dasma e Kourtney Kardashian.

Kendall i tha Devinit se ajo “dëshironte hapësirë ​​dhe kohë”, sipas burimit por shton se “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”. Megjithatë, mund të mos jetë një ndarje e përhershme, siç vë në dukje burimi i brendshëm pasi shpresojnë që të rikthehen./abcnews.al